VIDEO/ Shoqërohet në polici pas përplasjeve në Burrel, ish-deputetja e PD-së

470
Sigal

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi është shoqëruar sot në polici së bashku me kreun e FRPD-së në Mat Denisa Llapa pas incidenteve të dhunshme në KZAZ-të e qarkut Mat.

Raportohet se ish-deputetja Çupi dhe kryetarja e FRPD-së Llapa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me incidentet e dhunshme në KZAZ-në nr 16 në Burrel dhe atë 17 në Klos ku qytetarët hynë me forcë dhe nxorën jashtë materialet zgjedhore dhe u vunë më pas flakën.

Disa qytetarë mbetën të plagosur në këto konfrontime, ndërsa në gjendje kritike për jetën është vëllai i kryetarit të PD-së n Mat, Alfred Lika