VIDEO/ Qindra studentë mblidhen rreth grupit më rezistent përpara Kryeministrisë

428
Sigal

Një grup studentësh protestues vazhdojnë të qendrojnë përpara Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme. Ata e kanë kaluar natën duke pritur zgjidhjen e kërkesave të tyre nga qeveria dhe i përkasin grupit më rezistent. Por, mëngjesin e sotëm, qindra shokë iu janë bashkuar dhe numri po shtohet.

Gazetari i Syri.net, Ermal Rizaj, njoftoi se të mbështjellë ende me batanije, pasi kanë kaluar një natë në të ftohtë, sot në mëngjes atyre iu janë ofruar ushqim dhe kafe nga qytetarët që i kanë mbështetur në protestën e tyre.