VIDEO/ Publikohen fakte të reja për skandalin e Fatmir Xhafaj

474
Partia Demokratike ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme para medias me një denoncim me zë dhe figurë ku ka hedhur akuza të tjera ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, në lidhje me vëllain e tij, Agron Xhafaj.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministri Gazmend Bardhi kanë hedhur të tjera akuza nga selia e PD. Sipas Alibeajt, ligji ‘antimafia’ e bën vetë subjekt të ligjit Fatmir Xhafën.
Pjesë nga deklarata e Enkelejd Alibeaj:
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.
Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar çdo veprim për ekstradimin e të vëllait.
Janë tre fakte të rëndësishmes se si Xhafaj ka penguar çdo veprim për ekstradimin e vëllait.
Agron Xhafaj nuk bën asnjë ditë burg se pse vëllai nuk përmbush përgjegjësitë e tij dhe të verifikojë identitetin e ri të vëllait të informojë autoritete italiane dhe ta arrestojë.
Ai falsifikoi dokumentet ligjore për të pamundësuar dënimin e tij si në Itali dhe në Shqipërisë.
Ministri i Brendshëm nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij. Aktiviteti kriminal që ka kryer vëllai i tij e bën subjekt të ligjit vetë Fatmir Xhafajn. z. Saliajni do të sjellë faktet sesi Agron Xhafaj vazhdon ende trafikun e drogës. 
Sigal

ImageImageImage