VIDEO/ Protestë në Shijak, bllokohet rruga me Durrësin

484
Sigal

Dhjetëra banorë kanë bllokuar sot aksin rrugor Durrës –Shijak në shenjë proteste për gjendjen e rrugës.

Banorët kanë ndezur koshat e mbeturinave në mes të rrugës në shenjë proteste.

Banorët thonë se kjo gjendje e rrugës nuk është as në fshatrat e Dibrës.

‘Rruga është e gjitha e amortizuar, askush nuk është kujtuar që ta rregullojë’, shprehen banorët.