VIDEO/ Protestat në Shkodër, Edi Rama anulon vizitën

614
Deputeti i Shkodrës Bardh Spahia me protestuesit konfirmon se Rama e ka anulluar vizitën e paralajmëruar për sot në Shkodër nga frika e përballjes me qytetarët.
Spahia thotë në video se këta janë të rinjtë dhe të rejat që e detyruan kryeministrin Rama të mos vijë në Shkodër. I bëjmë thirrje të vijë e të përballet me qytetarët e Shkodrës. Të mos trembet!” përfundon me ironi Spahia.
Ndërkohë sfond dëgjohen thirrjet e qytetarëve për Ramën, ‘ftesa” e tyre: hajde, hajse në Shkodër, se ta tregojmë ne!”
Revolta e shkondranëve ndaj kryeministrit u nxit nga indiferenca me të cilën Rama e trajtoi situatën e rëndë të përmbytjeve në këtë qark muajin e kaluar, përmbytje e shkaktuar kryesisht nga shkarkimet e KESH-it. Rama dërgoi atje vetëm forcat e ushtrisë dhe thuajse asnjë zyrtar i lartë i qeverisë nuk e mbështeti pushtetin lokal dhe nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për javë me radhë. 
Sigal