VIDEO/ Protesta, formohet kordoni i policisë përgjatë parlamentit

1253
Sigal

Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi që parashikohet të nisë rreth orës 10:00 do të mbahet para parlamentit. Nisur nga paralajmërimet forca të shumta policie ndodhen rreth parlamentit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në oborrin e parlamentit. Garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Ndërkohë përreth parlamentit janë vendosur tela me gjemba.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Mësohet se tashmë është formuar kordoni i policisë përgjatë parlamentit. Po kështu është bllokuar pedonalia për këmbësorët dhe qarkullimi në rrugën “Xhorxh Bush”.
Një tjetër detaj është dhe saldimi i derës që lidh selinë e PD-së me parlamentin.

Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.

Por policia ka paralajmëruar se do përgjigjet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e nesërme të thirrur nga opozita.

Policia kontroll automjeteve të nisura nga Lezha

Ora 09:03- Mësohet se nga Lezha, Kurbini dhe Mirdita si dhe njësite vendore përkatëse janë me dhjetëra automjete dhe autobusë që janë nisur në drejtim të Tiranës.

Sipas disa protestuesve, automjetet po kontrollohen ne dalje të Laçit nga policia por deri me tani nuk janë shënuar incidente.

Kreu i PD Elbasan: Shumë qytetarë janë shantazhuar

Ora 08: 40- Kryetari i degës së PD për Elbasanin Eugen Isai ka thënë se pjesëmarrja e elbasanasve në protestën e sotme para Parlamentit do jetë masive.

Sipas tij të paktën 1500 persona janë nisur me mjete private dhe 3 autobuzë. Eugen Isai tha se shumica e qytetarëve që duan të jenë pjesë e protestën janë shantazhuar nga segmente të ndryshme të pushtetit.
Isai u shpreh se elbasanasit nuk do dorëzohen para asnjë lloj presioni dhe do marrin pjesë masivisht në çdo protestë që ka për qëllim mbrojtjen e parimeve të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Nisen protestues nga Fieri

Ora 8:05- Dhjetëra autobusë dhe mjete private janë nisur sot për në kryeqytet ku do të mbahet protesta e opozitës së bashkuar, e dyta brena pak ditësh.
Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se nga të gjitha njësitë administrative janë nisur qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së së Fierit, tashmë ish-deputet Luan Baçi tha se protesta e sotme do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit.
“Sot është një protestë tjetër e fuqishme që vjen pas një lëvizjeje po aq të fortë që bëri PD. Protesta do të jetë më masive se ajo e 16 shkurtit”, deklaroi Baçi.