VIDEO/ Presidenti Meta vlerëson ‘Traditën Popullore’: Po ruan trashgiminë e kombit tonë

456
Sigal

Presidenti i Republikës ka shpërndarë në faqen e tij në facebook një video promovuese me pamje nga Shtëpia e Artizanatit “Tradita Popullore”.
Ai vlerëson punën që po bëhet për të ruajtur të gjithë atë pasuri të jashtëzakonshme të pirografisë, etnografisë, folklorit, trashëgimisë dhe vlerave të kombit tonë.

Ja postimi i Presidentit Ilir Meta:

Mirëmëngjes të dashur miq! Me urimin për një ditë të mbarë po ndaj me ju këto pamje nga Shtëpia e Artizanatit “Tradita Popullore”, që po bën një punë të shkëlqyer për të ruajtur të gjithë atë pasuri të jashtëzakonshme të pirografisë, etnografisë, folklorit, trashëgimisë dhe vlerave të kombit tonë.