VIDEO/ Precedenti, Presidentët e Italisë i “thonë” Metës: Mos dekreto ministër pa u bindur!

739
Sigal

Mosdekretimi i Sandër Lleshit për postin e Ministrit të Brendshëm, nga ana e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, solli debate të forta në politikën shqip[tare.

Por çfarë ka ndodhur në shtetin italian, ku presidenti ka rrezuar disa dekrete ministrash, dhe që ka më pak kompetenca se Presidenti i Shqipërisë?

Në kushtetutën e Italisë, ashtu dhe në atë të Shqipërisë, në asnjë moment nuk thuhet se presidenti nuk ka të drejtë të rrëzojë dekretin e propozuar nga kryeministri.

Madje në Itali, Presidentët, të cilët kanë më pak kompetenca se kreu i shtetit në Shqipëri e kanë ushtruar katër herë kompetencën për të refuzuar një propozim për emërim ministri. Gjithashtu neni 92 i Kushtetutës italiane është i njëjtë me nenin 98 të Kushtetutës sonë.

Më poshtë do ju paraqesim një video me 5 fakte italiane, e cila shpjegon se si janë sjellë presidentët e Italisë kur kanë rrëzuar dekretin e kryeministrit dhe çfarë parashikon kushtetuta e tyre, shembull që duhet ndjekur edhe në Shqipëri.