VIDEO/ Prag katastrofe në Shëngjin! Flakët i afrohen benzinatit dhe pallateve!

653
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke ndjekur me shqetësim situatën e rëndë që po shkaktojnë zjarret në Shëngjin. Në një shënim në Fb, Berisha ka paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe, pasi zjarri po i afrohet një pike karburanti.

Berisha, në shënimin e tij në Fb, ka publikuar edhe pamjet tronditëse që i janë dërguar nga qytetarët, që po ndihen pa mbështetje nga shteti në këtë ditë pasigurie të madhe si kjo. “Prag katastrofe në Shëngjin! – shkruan Berisha. – Flakët e zjarrit iu afrohen benzinatit dhe pallateve në Shëngjin! Pushuesit braktisin qytetin! Asnje ndihmë apo ndërhyrje nga narkoqeveria. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Berisha.

Zjarri po vjen deri të pallatet ku janë pushuesit. Kemi edhe një benzinatë aty afër. Kanë frikë njerëzit se është edhe një benzinat aty afër, ishalla nuk merr flakë, se do të ketë pasoja të mëdha.

Pushuesit po largohen nga Shëngjini. Narko shteti nuk po e vret trurin fare për këta njerëz që janë me pushime.Po e postuat, anonim ju lutem, se ku i dihet me këta.”