VIDEO/ Petrit Vasili: Ja prova me zë e figurë që Kryeministri urren integrimin në BE

612
Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI, ka publikuar sot videon e fjalimit të mbajtur nga Edi Rama në Bruksel, në dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë fjalim, Kryeministri Edi Rama shprehet se Ballkani ka rrugë tjera si Rusia, Kina apo Islami Radikal nëse nuk pranohet nga Bashkimi Europian.
Duke postuar fjalimin e Edi Ramës, Vasili shprehet se kjo është prova që Edi Rama është kundër Bashkimit Europian. “Ja prova me zë e figurë qe Kryeministri urren integrimin ne BE. Kryeministri e urren integrimin europian te Shqiperise. Nje pjese e medias dhe analisteve te kapur nga droga e kryeministrit nuk e pasqyrojne dhe komentojne deshmine e ketij hapi te tmerrshem te kryeministrit ne Bruksel kundra te ardhmes europiane te vendit.
Ai do qe ta gremise Shqiperine ne Lindje drejt realitetesh, qe ajo nuk i ka dashur kurre. Po jua ve ne dispozicion ta degjoni vete me ze dhe me figure kete kryeminister te paskrupullt, qe flet, qan e qurrepset se gjoja e dashka shume integrimin. Pas kesaj deshmije cdo shqiptar duhet ta perbuze kete kryeminister mashtrues dhe hipokrit, qe per ca miliona te pista e te nxira, qe dalin nga kanale te felliqura,e shet Shqiperine pa u menduar dy here. Shiheni dhe reflektoni”, – shkruan Petrit Vasili.
Sigal