VIDEO/ Përplasje në Kuvend, Basha – Ruçit: Pezullo seancën derisa të vijnë Rama e Xhafaj!

486
Sigal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit të pezullojë urdhent seancën derisa në të të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafajt.

Basha  ka ngritur zërin në foltore duke deklaruar se “Saimir Tahiri u lirua dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj.  Në këto kushte është e pamendueshme që Bundestagu dhe cilido institucion europian të realizojnë atë që kërkojmë, negociatat. Zoti kryetar! Pezullo seancën! Thirr këtu Edi ramën dhe Fatmir Xhafajn”

Ndërkohë që Basha ka bërë këtë thirrje, ai ka debatuar nga foltorja me deputetët e mazhorancës që e kanë sulmuar nga vendi ku ishin ulur.

“Hajde këtu se ta tregoj unë, ti zar i bandave të Lushnjes”,- iu drejtua Basha njerit prej deputetëve të PS-së që i foli nga salla.

Ruçi ka kërkuar vazhdimisht lirimin e foltores nga Basha, por ai nuk është larguar i mbëhstetur nga deputetët e opozitës.

Ruçi ka replikuar me deputetët e PD-së.

Seanca vazhdon me debate të forta, Basha qëndron në foltore.