VIDEO/ Në UBT, studentët nuk i lejojnë po të mos kenë emrin në listën e rektorit

556
Sigal

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me disa studentë të Universitetit Bujqësor, takim ky i organizuar nga Rektori.

Por në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën thuhet se studentët në takim kanë hyrë sipas një liste të parapërgatitur.

Pak më herët një studente u shpreh se ishin mashtruar nga Rektori i cili nuk u kishte treguar se do të kishin takim me Kryeministrin, pasi nuk do të kishin pranuar të hynin, për shkak studentët janë për plotësimin e kërkesave dhe kundër dialogut, pa u plotësuar ato.

“Unë jam e para që do ta braktis këtë mbledhje, pasi nuk na ishte njoftuar se do të kishim takim me ju por me rektorin. Rektori po na gënjen se po na rrit tarifat Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa Kërkoj shpegim nga ju ose nga rektori. Po ashtu na kanë mashtruar sepse unë nuk e dija që ishit ju i ftuar sot, sepse nuk do vinim në takim me ju ashtu siç e kemi shprehur edhe në protestë që nuk jemi për dialog. Unë po lë mikrofonin dhe po e braktis këtë takim.”, – tha studentja, e cila u duartrokit nga kolegët në sallë.

VIDEO/ Në UBT, studentët nuk i lejojnë po të mos kenë emrin në listën e rektorit

Publiée par Gazeta Telegraf sur Mardi 18 décembre 2018