VIDEO/ Mesazhi i fortë i Nokës: Do ta paralajmërojmë Ramën dhe një muaj, por pas datës 28 qershor….

486
Sigal

Ish-ministri Flamur Noka ka paralajmëruar nga foltorja e Kuvendit gjatë protestës së opozitës se si do të sillet nga qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pas datës 28 qershor, pasi të jetë dhënë vendimi pro ose jo hapjes së negociatave.

“Edi Rama bën gjithçka fasadë dhe vetëm fasadë dhe nuk e do integrimin. E vetmja forcë politike që e ka demostruar plotësisht se e do integrimin jemi ne, dhe aleatët tanë. Edi Rama nuk e njeh rrugën europiane, por vetëm rrugën e krimit dhe të kanabizimit. Ne do të bëjmë gjithçka siç kemi bërë këto vite për ta parandaluar: Ndal rrugën e kanabizimit, ndal  krimin.

Do ta bëjmë dhe këtë muaj, por pas këtij muaji, nëse do të vijë e të na shesë dëngla do t’i themi se numërimi mbrapsht për ty ka filluar dhe nuk do të jetë më i gjatë, po numërim  shkurtër se qytetarët pas datës 28 qershor nuk do të pranojnë që të ardhmen e tyre ta marrin në dorë bandat e krimit të organizuar me në krye Edi Ramën! Pas 28 qershorit, shqiptarët do ta përmbysin dhe Shqipëria do të ecë në rrugën europiane!” deklaroi Noka.

\