Video-mesazhi i Bashës para protestës së sotme: Asnjë hap pas!

514
Sigal

Asnjë hap! Kështu shkruan lideri demokrat Lulzim Basha, teksa fton qytetarët në protestës kombëtare të ditës sotme, 13 Maj, ora 18:30.

Kjo është protesta e 5 kombëtare dhe vjen vetëm dy ditë pas protestës së të shtunës, ku revolta shpërtheu në akte të dhunshme përpara kryeministrisë dhe parlamentit. Protestuesit qëndruan për 7 orë më radhë duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Ata hodhën bomba artizanale në dyert e institucioneve qendrore në vend.

Gjatë protestës, policia hodhi sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ndërhyri edhe fizikisht duke arrestuar me dhunë sekretarin organizativ të PD, Sait Dollapi.

Gjithashtu janë duke u ndjekur penalisht për protestën e së shtunës, 84 persona, 50 prej të cilëve me masën “arrest me burg”.