VIDEO/ “Janë të rrezikshëm dhe kanë bërë marrëveshje”, Rudina Hajdari “aktron” në Parlament. Opozitë Ramës dhe Bashës, por ngatërron tekstin

743
Sigal

Pas kritikave të shumta për qëndrimet e saj kundër opozitës dhe pro qeverisë, Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament ka mbajtur një qëndrim ndryshe gjatë seancës së sotme.

Në krahasim nga herët e tjera, duket se kësaj radhe Rudina Hajdari kishte marrë leksione “aktrimi”, pasi në Parlament e ka lexuar me ton të ashpër fjalimin që nuk ishte si ato të lexuara nga ajo më parë, me ngecje dhe lapsuse.

Fjala e Hajdarit në Kuvend ishte në një kohë që në media transmetoheshin homazhet për Majorin, Klodian Tanushi, ndërkohë që nga foltorja e Kuvendit i ka treguar “dhëmbët” dhe “grushtin”, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Hajdari i ka akuzuar Ramën dhe Bashën se janë të rrezikshëm dhe kanë bërë marrëveshje me njëri-tjetrin, ndërkohë që tha se ajo nuk është vetëm në këtë betejë.
Edhe pse me fjalë të shkruar, Rudina Hajdari edhe ditën e sotme nuk ka lënë pas gabimet gjatë leximit.

Pjesë nga fjala Rudina Hajdarit:

Rama premton vende pune, ndërkohë që njerëzit kanë carë ferrën bashkë me serverin e Lotarisë Amerikane.

Gjenerali në hije me ushtri të mpirë me gaztorin kimik luan luftërash, njerëzisë u përloten sytë dhe shpirti.

Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë, u premton mjekëve se do i lajë në flori, u premton studentëve të çlirojnë universitete duke luftuar drogën dhe studentët çuditen. U premton astirasve se nga Astiri nuk do të heqin Astirin, Tirana vazhdon anormalitein e anormalëve.

Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë nxjerr mish për top njerëzit, për hallin e tij, njerëzit të habitur hapin sytë dhe nuk dinë në çfarë dere të trokasin.

Ç’faj ka kjo shoqëri që duhet të ndihet e papërfillur, biznesi që nuk llogaritet, kjo rini që duhet të shpërfillet nga çudibërësit e shkëputur nga realiteti.

Kritika që u bëj njerëzve është të flasin me ndjesi, u drejtohem atyre që jo vetëm më vështroni por edhe më shikoni, do flas me shpirt, për ata që kanë veshë të më dëgjojnë, e ata që më shikojnë.

Në kohë të jashtëzakonshme është e udhës të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme, shumë njerëz më thonë, mos, se ky vend ka marrë fund, mos se Shqipëria nuk bëhet, shqiptarët janë dembelë, mos se këta janë të rrezikshëm, se këta kanë bërë marrëveshje, se media është e shitur, mos se je vetëm.

Unë ndiej se nuk jam vetëm, ky vend nuk ka marrë fund, e këta kanë marrë fund se shqiptarët nuk janë dembelë por këta janë dembelë, këta nuk janë të rrezikshëm por të frikësuar në palcë, kanë bërë marrëveshje por jo për shqiptarët por për zuzarët.

Unë i detyrohem këtij vendi shumë dhe kam për të bërë gjithçka, nuk jam vetëm, jemi më shumë se çmendohet dhe më shumë se ç’mund të thuhet.