VIDEO/ I vihet dryni derës te Bujqësori, polici përplaset me studentin

604
Sigal

Sikurse ndodhi dje, edhe mëngjesi i sotëm i ka gjetur dyert e disa fakulteteve me zinxhirë dhe me dryn.

Por në Universitetin Bujqësor në Kamëz, ka ndodhur një përplasje mes studentëve dhe policisë.

“Si e ke emrin, kartë identiteti a ke? Do të raportoj dhe do shoqërohesh, ti ke të drejtë të protestosh sa të duash e ku të duash, por jo t’i vësh kyçin derës, është e kundraligjshme”, dëgjohet të thotë polici në video, i cili i drejtohet njërit prej studentëve.

“Jemi shumë, nuk e ka bërë vetëm një, e kemi bërë të gjithë”, dëgjohen studentët duke mbrojtur njëri-tjetrin.

“Ti do më shoqërosh, më thuaj mbi çfarë baze ligjore, ku thuhet që kjo është e kundraligjshme, veprimi është simbolik”– i thotë një nga studentët policit, ndërsa më pas mundohen t’i shpjegojnë policit se kyçja me dryn e derës së fakultetit bëhet në mënyrë simbolike.