VIDEO/ “I thoni kryetarit të mos merret me tokat”, Spiropali porosi për kryebashkiakun e Rrogozhinës

663
PD ka ngritur prej ditësh si problem përjashtimin e dhjetëra familjeve të varfra nga skema e ndihmës ekonomie, edhe sot në Kuvend deputetja demokrate Orjola Pampuri ka përsëritur të njëjtin shqetësim.

Por në përgjigje të saj, deputetja e PS-së Elisa Spiropali i ka dhënë një porosi për kryebashkiakun e Rrogozhinës Beqir Nuredini, i cili është lënë në masë sigurie ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e pronave në bregdetin e Spillesë.
Ndonëse në zgjedhjet e 2015, PS ishte aleate me PDIU, përfaqësues i së cilës është Nuredini, Spiropali ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës duke i thënë të mos merret me ndarjen e tokave.
“I thoni kryetarit të bashkisë të Rrogozhinës mos merret me tokat dhe me ndarjen e tyre por të merret me ndarjen e ndihmës ekonomike”, tha Spiropali.
Sigal