Video e dhunës mes deputetëve Kuvendi distancohet nga publikimi

395
Sigal

TIRANE – Kuvendi i Shqipërisë është distancuar nga publikimi i videos së dhunës në Kuvend mes deputetëve të mazhorancës Arben ndoka dhe Pjerin Ndreu, ndaj kolegut demokrat Gent Strazimiri.

Përmes një komunikate zyrtare, sqarohet se Kuvendi mbetet i distancuar nga publikimi i videos në fjalë. Po ashtu theksohet se video në fjalë i është dhënë Prokurorisë pas kërkesës së kësaj të fundit për pamjet në fjalë, në kuadër të hetimeve të nisura për këtë ngjarje. 

“Kuvendi i Shqipërisë dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me videon e incidentit të ndodhur në sallën e seancave plenare në muajin korrik të transmetuar nga mediat televizive dhe online. Kuvendi distancohet nga publikimi dhe shpërndarja e kësaj videoje në media. Sqarojmë se këto janë pamje filmike janë kërkuar organi i akuzës pas hetimit të nisur për këtë ngjarje.”

kuvendi fb
(Në foto: Postimi në Facebook i zëdhënësit për shtyp të Kuvendit, Emiljano Aleksi)
 
Video e publikuar ditën e djeshme, video të cilën televizioni A1 Report e disponon, tregohet dhuna e ushtruar nga ana e deputetët Ndoka e Ndreu ndaj demokratit Gent Strazimiri.