VIDEO/ Durrësi si Parisi! Kundër çmimit të naftës dhe varfërisë …

474
Sigal

Prej disa ditësh Shqipëria është e gjitha në protestë, kundër rritjes së taksave, varfërisë, çmimit të naftës, mungesës së drejtësisë, krimit  dhe korrupsionit në vend.

Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë ku kërkojnë uljen e çmimit të naftës si dhe kundër thellimit të varfërisë në vend.

‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, kjo është motoja e protestës së të gjithë shqiptarëve sot. Ashtu si para 30 viteve, edhe sot studentët dhe shqiptarët protestojnë për një Shqipëri të lirë dhe Europiane…