VIDEO/ “Duam mësues Ervisin”, nxënësit në Shkodër ngrihen në protestë: Turp, turp!

607
Sigal

150 nxënës të shkollës së mesme në Pistull, në Hajmel të Shkodrës prej protestojnë prej dy ditësh.

Shkak i protestës së tyre është bërë heqja e mësuesit të tyrë nga puna, Ervis Belsija. Sipas tyre mësuesi Belsija është larguar pa të drejtë nga puna.

Ato vijojnë protestën sot në ditën e dytë dhe i kanë bërë apel Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Ministrisë së Arsimit për kthimin në punë të mësuesit.

mësuesi Ervis Belsija

“Duam mësues Ervisin, duam mësues Ervisin” dhe “Turp, turp”, janë disa nga thirrjet e nxënësve të cilët protestojnë para shkollës së tyre.

Vendimi për shkarkimin e mësuesit erdhi pas një grindjeje që ai kishte pasur me një tjetër mësues. Por nxënësit të cilët protestojnë për kthimin e tij në punë thonë që ai ishte provokuar qëllimisht për ta hequr nga puna.