VIDEO/ Braimllari akuza të forta Ramës: Me paratë e drogës, kërkon të kapë çdo sistem në vend

441
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili la në detyrë këshilltaren e LSI-së që votoi pro rritjes së çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak.

Braimllari tha se me vendimin e sotëm të Kolegjit, Rama ka treguar që me paratë e drogës, kërkon të kapë çdo sistem në vend.

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për këshilltarin bashkiak që i takon ligjërisht LSI, vendosi se 19 është para 17-ës. Edi Rama tregoi qartazi se do të ketë nën kontroll çdo pushtet në Shqipëri, përfshi sistemin e drejtësisë që do ta kontrollojë me çdo mënyrë”, tha Braimllari.

“Do ta shikoni që pas tepsisë, Rama do shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Vendimi i sotëm tregoi se i gjithë sistemi është i kapur nga Edi Rama. LSI është e vendosur për të bërë opozitë frontale ndaj këtij regjimi që tregon kapjen e sistemit të drejtësisë. Kryeministri po e çon Shqipërinë në udhqëkryq”, shtoi ai ai.
Sigal