VIDEO/ Berisha i turret drejtorit të TVSH: Gëllçi i zi…Shihni reagimin e Ramës në Kuvend

529
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ndër të parët që ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e sinjalit nga TVSH për televizionet e tjera nga seanca parlamentare.
Ai akuzoi rëndë drejtorin e TVSH-së i cili sipas Berishës zbatoi urdhrin e “neobllokmenit Rama”. Por në momentin që Berisha artikulon këtë deklaratë, kamera ka fiksuar kryeministrin në krye të sallës, teksa buzëqesh, por pa i kthyer përgjigje paraardhësit të tij.
Më pas Rama deklaroi në seancë se nuk do ketë një TV monopolin e transmetimit por se Kuvendi do ketë regji televizive.
DEKLARATA E BERISHËS
Në 27 vite në parlamentin shqiptar, Gëllçi i zi me urdhër të njeriut që ka alergji, tmerr, frikë nga fjala dhe vota e lirë neobllokmeni Edvin Kristaq Rama ka ndërprerë sinjalin të gjitha mediave të tjera në mënyrë që të bllokojë komunikimin, të bllokojë komunikimin e shqiptarëve në maksimum në sallën e parlamentit. Ky akt është një akt jashtëzakonisht i rëndë, është një atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë. Është dëshmi e frikës, tmerrit që iu ka kapur ju, qeverinë e Noriegës me në krye Noriegën, është dëshmi e tmerrit që ju ka kapur ju nga vota e 2.4 mln shqiptarëve kundër ose bojkot.
Është dëshmi e dëshpërimit tuaj në infinit dhe unë kërkoj zoti kryetar të të drejtës së televizioneve që kanë respektuar këtë parlament. Ata gazetarë kanë ndenjur aty ditë e natë me ne duke përcjellë punimet e tij dhe ju tani i përzini nëpërmjet Gëllçit të zi një narko-drejtori famoz që u sjell nga Bostoni apo ku ishte vetëm për qëllime të botës së krimit dhe censurës.
Sigal