VIDEO/ Batutat e Berishës me Angjelin kur votohej Ruçi: Të premtoi ministër, por të bëri sekretar

513
Procesi i votimit për kreun e ri të Kuvendit, ku Gramoz Ruçi siguroi 80 vota pro, përfshi këtu edhe dy vota nga PD-ja, është shoqëruar me batuta dhe humor.
Kështu, sapo ish-lideri i demokratëve, Sali Berisha iu drejtua komisionit të votimit në foltoren e Kuvendit, shkëmbeu batuta me kryetarin Anastas Angjelin.

Berisha ngacmoi këtë të fundit se Rama i kishte premtuar atij postin e ministrit, ndërsa e bëri vetëm sekretar. Por, në këtë linjë dhe plot batutë Angjeli ia ktheu deputetit të PD-së duke shtuar se ndoshta këtë post Rama ia kishte premtuar Bashës.

BATUTAT
Angjeli: Sadri mos ndërhy në votim
Berisha-Angjelit: Anastas të premtoi për ministër, të bëri sekretar.
Angjeli: Smë ka premtuar gjë ndonjëherë
Berisha: Të premtoi, të premtoi
Angjeli: Në qoftë se ka fol me Lulin po, me mua jo (qesh)
Sigal