VIDEO/ Basha: Rama i bërë njësh me krimin, do të përballet me…

411
Sigal

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, ka nisur takimin në qytetin e Shkodrës, ndërsa e ka cilësuar një moment të vështirë për këtë qytet, të tronditur nga krimi dhe pasiguria.

“Qytetaria shkodrane po sfidon dorën e zezë së krimit, që është bërë njish me dorën e pushtetit, që po kap themelet e institucioneve dhe ekonomisë.

Beteja që kemi nisur nuk do të ndalet, pasi destinacioni është ai i vlerave europiane”, tha Basha.

Basha tha se në Shkodër ndihet si në shpëtinë e tij, për shkak të mikpritjes dhe mbështetjes që ka gjetur në këtë qytet sa herë e ka vizituar.

Kreu demokrat tha se sot vendi ndodhet në një udhëkryq që e ka çuar qeverisja e lidhur me krimin.

“Ose do të jemi zot në shtëpinë tonë, ose do të ulim kokën përpara krimit dhe një grushti njerëzish të lidhur me krimin.

Kur shteti lidhet me krimin, kur kryeministri ha dhe pi me krimin, kur ministri i Brendshëm bën trafiqe me krimin, krimi merr zemër.

Edi Rama është bërë njish me krimin, kjo gjë duhet të marrë fund.

Qeverisja e ardhshme do të asgjesojë çdo lidhje të qeverisë me krimin, qytetarët të ndjehen të sigurtë në çdo qytet. Nuk do të kenë më frikë qytetarët të dalin të pinë kafe, por frikë duhet të kenë kriminelët dhe politikanët e lidhur me to. Ato do t’i çojmë përpara drejtësisë”, tha Basha, duke shtuar se ky sistem i kontrolluar nga 5 palë duar duhet të shembet.