VIDEO/ Banorët e “Astirit” në ditën e 51-të të protestës, ja çfarë po ndodh

460
Sigal

Banorët e “Astirit” kanë dalë për të 51-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Ata ashtu siç kanë bërë prej 50 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

Banorët sfidojnë Kryeministrin që të shkojë tek ata për të biseduar, ndërsa në kor thonë: “Hajde po ta mbajti!”, “Qeveri e krimit”, “Qeveri hajdute” etj..

Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.