VIDEO/ Akuzat për lobimin në SHBA, Luan Rama: Pa vlerë.Të fokusohemi tek realiteti shqiptar

457
LSI ka theksuar sërish sot se akuzat e hedhura ndaj saj nga revista “Mother Jones” për pagesa të dyshimta për lobim në SHBA janë ‘fake news” – gjëra pa vlerë, me të cilat nuk duhej humbur kohë dhe fokusi duhej të ishte tek realiteti shqiptar. Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, u pyet nga media sot për këtë çështje.
Pyetje: Ka një akuzë ndaj LSI që lidhet me kontratat e lobimit. Kemi ndjekur reagimin zyrtar të LSI-së dhe duhet theksuar se duket sikur ka një reagim të pezmatuar. Pse duhet të ndonjë kjo, z. Rama, për një shkrim që ju thoni se është i pavërtetë, i sponsorizuar, është “fake”.

Rama: Nuk ka asnjë reagim të pezmatuar. Ka një reagim korrekt, shumë etik, profesional gjithashtu, me transparencë dhe përgjegjëshmëri politike dhe qytetare që nuk ka të bëjë dhe nuk lidhet me “Mother Jones”, por lidhet dhe ka të bëjë me transparencën dhe respektin që ne kemi ndaj qytetarëve shqiptarë.
Është një problem i ezauruar, i zgjeruar, i trajtuar, në mënyrë të detajuar dhe shumë korrekte dhe më lejoni, që me gjithë mirësjelljen profesionale, t’ju ftoj të mos humbasim kohë me gjëra pa vlerë, me sajesa që ju i quajtët me drejta “fake neës”, por te fokusohemi tek realiteti shqiptar. Ne jemi të hapur përballë cilitdo dhe për çdo gjë që ka të bëjë me aktivitetin e LSI-së. 
Sigal