VIDEO/ 80-vjeçarja kërkon kryebashkiakun: Pse nuk del të na takojë Erion Veliaj? Nuk e hamë, jemi njerëz!

437
Sigal

Një nënë rreth 80 vjeçe ka dalë në protestë me familjen e saj dhe dhjetra banorë të Unazës së Re përpara Bashkisë së Tiranës.

Me keqardhje dhe zhgënjim,  80-vjeçarja tha për mediat: “Pres të dalë Erion Veliaj këtu. Kemi 30 vjet që kemi shtëpinë. Ku të vemë ne tani?! Pse nuk del Erion Veliaj këtu? Ne nuk e hamë, ne jemi popull. Pse nuk do ay? Ne nuk e hamë, jemi njerëz. Të dalë e të na zgjidhë problemin. Shumë keq…”