Vettingu – Shqetësimi për ONM? Vasili: Nuk pres përgjigje por reflektim

434
A ka marrë përgjigje ministri i Drejtësisë Petrit Vasili lidhur me shqetësimin e tij për krijimin e Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Vasili përgjigjet: Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht.

Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të pres përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën.

Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për vetting-un, pasi një qendrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur.

Pra, hap rrugën pa kthim për vetting-un në Shqipëri. 
Deklarata u bë paraditen e sotme gjatë një prononcimi për median në përfundimin e aktivitetit të zhvilluar nga Sherbimi i Proves lidhur me ndërgjegjësimin për aplikimin e masave alternative

Në një letër që Ora News e disponoi te dërguar në datën 13 shkurt 2017 kreut të Kuvendit, Kryeministrit, Presidentit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Vasili shpreh shqetësimin për rolin e paqartë dhe ligjshmërine e këtij bordi, pasi sipas tij fryma e Kushtetutës përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë me eksperiencë për të monitoruar proçesin e vettingut. Ministri Vasili nënvizon në letër se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij.
Sigal