Vettingu/ Shkarkimi i gjyqtarit, flet avokati: Apelojmë vendimin, është pa baza

599
Avokati i gjyqtarit Fatos Lulo, Ardian Visha ka folur pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KLP) për ta shkarkuar gjyqtarinë e Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se nuk justifikon pasurinë e tij prej afro gjysmë milionë dollarësh.
Avokati ka thënë në seancë se klienti i tij 200 mijë dollarë i janë dhuruar nga motra, pasi gjyqtari Lulo i kishte dhuruar një shtëpi të prindërve, por në fund KPK ka dalë në përfundimin se ai nuk justifikon pasurinë dhe burimi i parave është i paligjshëm. Avokati tha se do apelohet vendimi pasi ishte pa baza.
“Do apelojmë vendimin pasi e konsideruam të paqënë dhe të pabazuar fabulën e verdiktit të KPK, i cili është i padrejtë. Për mua është një stekë shumë e ulët që zor se mund të kalohet nga njeri. Kush do rrijë në sistem është çështja”- ka thënë avokati.
Sigal