Vettingu, Rama: Në pallatin e drejtësisë po ndihet ‘tërmeti’, por ata s’kanë parë gjë akoma

430

Sigal

Kryeministri i vendit, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama Rama nga Asambleja Kombëtare e selisë rozë foli me bindje sa i takon elektoratit si dhe pritshmërive për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Kreu i Ekzekutivit theksoi se mbështetja popullore ndaj kësaj qeverie është më e madhe se në 2013, pasi ata dinë të bëjnë shtet.

Teksa përmendi disa nga reformat që janë ndërmarrë në këto vite qeverisje, Rama pohoi se për këto sektorë diçka ka ndryshuar. Kreu i qeverisë tha se gjatë kohës së ardhjes në pushtet qeveria ishte në buzë të një humnere financiare, duke shtuar se ky rrezik u shmang në fund të 2013. Kryeministru u ndal dhe tek Vettingu, duke shtuar se në pallatin e drejtësisë po ndihet ‘tërmeti’, por sipas tij askush nuk ka parë gjë akoma.

“Urrejtja dhe mllefi janë të politikanëve. Mërzia është tek njerëzit e zakonshëm që me të drejtë presin më shumë nga ne. Mbështetja jonë popullore është më e madhe se në 2013, jo se kemi bërë Shqipërinë fushë me lule, por njerëzit kanë besim se vetëm ne mund të bëjmë shtet. Kishim një ekonomi dhe një vend ku kronikat ishin njerëzit që vareshin nëpër kangjellat e spitaleve dhe mbanin receta që s’merrnin dot ilaçe”, theksoi Rama.

Po ashtu, kryeministri u ndal edhe tek skandali i CEZ, ndërsa shtoi se: ‘Hetimi sot për CEZ-in nga ata që e çuan në kolaps.’. “Kemi marrë të gjitha masat që në procesin e zëvendësimit të ketë një përmirësim të zgjedhur racor. Që do sjell impakt. Edhe për familjet me ndihmë ekonomike do japim shpërblime për fundvitin. As ky shpërblim nuk zgjidh vështirësisë e tyre. Në raport me vështirësitë e tyre jemi kokëulur. Dhe nëse shohim se ajo që bëjmë është në raport të drejtë, atëherë jemi kryelartë me plotë të drejtë. Ne nuk kërkojmë nga askush që të çohet të brohoras dhe sot Shqipëria është një vend që kërkon të ec me sukseset tona por nuk mund të mos të jemi krenar se reformat tona në fund të ditës shkojnë tek njerëzit në nevojë. Nuk do kishim pasur mundësi ne që të mbaronim vitin me këtë paketë reformash. Dhimbjet më të mëdha janë shkaktuar tek ata që s’kanë mundësi. Sot ka një hetim për CEZ-in, i organizuar nga ana që e çuan në kolaps atë kompani dhe e vendosën shtetin shqiptar në pozitën e pamundur për të mbajtur këtë sektor dhe financiar. 50 për qind e rrjetit është që në kohën e elektrifikimit dhe si mos të ketë ende probleme për furnizimin e energjisë elektrike. Ajo që ne ndaluam në vitin 2013 dhe me reformat tona ishte procesi i një hemorragjie që kishte rrënuar gjithë sektorët. Nuk ka sot asnjë sektor që mund të themi se kjo është Shqipëria që duam. Po sot nuk ka asnjë sektor që nuk është transformuar. Le ta kërkojmë nëse gjejmë një sektor t vetëm.”, tha Rama.

Rritja ekonomike
Rama u ndal gjerësisht dhe tek rritja ekonomike, ndë rsa premtoi se rritja ekonomike për vitet e ardhshme për Shqipërinë do të jetë mbi 5 për qind. “Flasim për rritjen ekonomike. Patjetër që 3.5 nuk është një rritje e mjaftueshme. Është një rritje ekonomike që e bën Shqipërinë me rritjen ekonomike më të lartë në Rajon. Kemi nevojë të shkojmë përtej 5 përqindëshit, dhe ne do shkojmë. Kemi një plan por për të shkuar në mbi 7 për qind në tre vitet e ardhshme përmes një plani masiv prej 1 mln dollarë në bashkëpunim. Është një plan jo aventuresk. Por real. Shqipëria nuk ka më një borxh që i kërcënomi. Është hera e parë që rriten pensionet dhe rrogat pa u thelluar borxhi. Me patjetër kjo nuk mjafton.”