Vettingu, ONM dhe Avokati i Popullit nis verifikimin e kandidatëve

467
Ka përfunduar zyrtarisht afati i aplikimeve për komisionet e vetingut. Data 27 mars ishte afati i fundit kur kandidatët që kishin mangësi në dokumentacion, mund të bënin korrigjimet e nevojshme.
Me anë të një njoftimi Avokati i Popullit bën të ditur se 101 kandidatë aplikonte, kanë plotësuar dosjet me dokumentet që mungonin. Nga ana tjetër thuhet e ekspertët e institucionit nën monitorimin e ONM-së filluan vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 101 kandidatët aplikonte.
Me tej ne njoftim thuhte se dorëzimi i dokumentacionit u bë përmes: Paraqitjes së kandidatëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit; Postës zyrtare; si dhe Postës elektronike.
Ndërkohë, njoftojmë se numrit 101 të kandidatëve aplikantë mund t’u shtohen edhe kandidatë të tjerë, të cilët i kanë dërguar dokumentet përmes postës zyrtare, brenda afatit të përcaktuar 27 Mars 2017
Avokati i Popullit, Igli Totozani, njofton se sot në dt. 28 Mars 2017 ekspertët e institucionit nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së kanë nisur punën për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 101 kandidatët aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë
“Në bazë të Vendimit nr.18/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, “Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, si dhe në bazë të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”:
Pranë zyrës së Avokatit të Popullit, deri në orën 24:00 të datës 27 Mars 2017, kanë dorëzuar dokumentet që u mungonin në dosje 101 kandidatë aplikantë, ” shkruhet në njoftim.
Sigal