Vettingu/ Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo

650
Vettingu skualifikon një tjetër gjyqtar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Vendimi në fjalë është marrë me arsyetimin se Lolo nuk e justifikon pasurinë e tij, një shifër prej gjysmë milioni dollarë.
“Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të kësaj seance dhe subjekti ka te drejte ankimimi”, tha kryetarja e trupës gjykuese Genta Tafa Bungo.
Kujtojmë se nisur dhe nga një raport i ILDKPI-së, pas një hetim rezultoi se Lulo ka shmangur pagesën e taksave në vitet ‘94-’97, kohë kur ishte avokat. Avokati Ardian Visha tha pak ditë më parë se klienti i tij dispononte librezën ku provon se ka paguar taksat. Por Tatimet në përgjigjen e tyre ndaj KPK-së kanë deklaruar se disponojnë dokumente pas vitit 2004.
Po ashtu KPK tha se gjyqtari ka përfituar 200 mijë dollarë dhuratë nga motra, Drita Lulo- 100 mijë dollarë cash dhe një zyrë në rrugën e Durrësit për zotin Lulo. Por avokati theksoi se Lulo në vitin 1997 i ka dhuruar motrës së tij biznesmene apartamentin e prindërve. Më pas motra që është ndërtuese i ka dhënë 100 mijë dollarë për shkollimin e fëmijëve dhe zyrën për punën e tij që llogaritet me vlerë 100 mijë dollarë.


Sigal