Vettingu në polici, Brahimllari: Të përfshihen propozimet e partnerëve, Rama të mos futë duart

501
Për deputetin e LSI, Endrit Brahimllari vettingu në polici nuk duhet të jetë një proces riciklues sipas qëndrimeve të qeverisë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Brahimllari shprehu qëndrimin e tij personal kundër vettingut në policinë e shtetit.
Brahimllari: Ajo çka ne kemi kërkuar është që ky mos jetë një proces riciklues ose pastrues sipas qëndrimeve të qeverisë. Pra kemi kërkuar të jetë një proces që ti shërbejë policisë së shtetit. Personalisht nuk është se jam dakord për një vetting në radhët e policisë, por duke qenë se policia e shtetit në këto 4 vitë në ditën e saj më të zezë, ka humbur besimin tek qytetarët për shkak të lidhjes me krimin e organizuar, për shkak të problemeve të jashtëzakonshme që ka pasur me trafikun e drogës por dhe me krimin e organizuar për shkak të përfshirjes së saj në fushatë elektorale e shof të rëndëishëm këtë vetting dhe kemi dhënë kontribtion tonë maksimal. Janë 4 drejtues të lartë nga kupola e policisë që janë në arrati, sa i përket trafikut të lëndëve narkotike. Është e nevojshme një vetting ku kryeministri mos të përfshihet në ketë proces, të mos futë duart të policia e shtetit. 
Brahimllari tha se është e rëndësishme që në këtë proces të përfshihen edhe propozimet e ndërkombëtarëve.
Brahimllari: Sepse nëse kemi një proces që kontrollohet nga kryeministri, atëherë çfarë procesi është ky për pastrimin e policisë?! Ajo që ka hasur një qasje pozitive të LSI në këtë proces është ajo e partnerëve, kryesisht PAMECA dhe ICITAP. Ne kemi qenë në bashkëpunim me ta dhe kemi këmbënguluar që qeveria të përfshijë dhe propozimet e tyre. 
Brahimllari tha se me mazhorancën kanë rënë dakord për disa pika në procesin e vettingut.
Brahimllari: Ka një grup pune të përbashkët në këtë drejtim dhe kanë konkluduar në disa qëndrime të përbashkëta dhe besoj që propozimet tona janë pranuar dhe do gjejnë rakordimin e të gjitha palëve për ta kaluar. Ne do të votojmë pr/ligjin për vettingun në polici nëse gjejmë dakordësinë qoftë të PS për të pasur një pr/ligj që nuk i shërben kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, por i shërben policisë dhe qytetarëve. Ajo që kemi propozuar tjetër për këtë pr/ligj ka të bëjë me bordin përzgjedhës. Pra është bordi i cili do të përzgjedhë komisionin që do marri në vetting strukturën e policisë. Kemi hequr dy institucione që kishte propozuar qeveria, që ishin në varësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit pra pastrimin e parandalimit të parave dhe informacionin e klasifikuar dhe kemi propozuar të futen përfaqëues të SHISH dhe Avokati i Popullit. Kemi rënë dakord edhe për një nën komision që do të monitorojë këtë proces. Këto janë propozime që janë pranuar nga PS dhe presim që të kalojnë.
Brahimllari tha se kjo dakordësi me mazhorancën nuk cënon marrëdhënien me PD.
Brahimllari: Nuk cënon relatën tonë me PD, me frontin e bashkuar opozitar. Qëllimi jonë është të përmirësojmë ligjet dhe që ti shërbëjnë. Ky pr/ligj në policinë e shtetit është një pr/ligj që denoncon situatën ku është policia e shtetit.
Sigal