Vettingu, Lu e Vlahutin takojnë ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT

398
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin kanë takuar sot në kryesinë e Kuvendit ekspertët e EURALISU dhe OPDAT, të cilët kanë asistuar reformën në drejtësi. Sipas burimeve, në fokus të bisedimeve ka qenë paketa shoqëruese e reformës në drejtësi, ku përfshihen 7 propjektligje, përfshirë edhe vettingun. Pas miratimit konsensual të paketës së ndryshimeve kushtetuese, SHBA dhe BE kanë kërkuar kalimin në Kuvend edhe të 7 ligjeve, pa humbur kohë. Pa miratimin e tyre nuk mund të ngrihen institucionet e reja dhe as nuk mund të funksionojë drejtësia e reformuar.
Sigal