Vettingu, KPK jep vendimin për gjyqtaren Entela Prifti

563
Sigal

KPK ka dhënë vendimin për Kryetaren e Gjykatës Korçë, Entela Prifti. Ajo është shkarkuar përfundimisht nga detyra.

Siç ishte lajmëruar më herët nga KPK, Prifti është përballur me trupën gjykuese të Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleva Çitja. Ndërkaq sipas  KPK-së ka zbuluar se deklarimi i pasurisë së saj nuk është i saktë dhe ka fshehje.

Në bazë të shqyrtimit KPK deklaron se shitja e dy automjeteve të saj nuk pasqyrojnë realitetin, pasi janë shiturn disa herë më shtrenjtë. Një tjetër shkelje për Priftin, është fakti që gjatë kohës që ka qenë anëtarë e Shoqatës “Korcarja” që është në kundërshtim me ligjin.