Vettingu – Dështimi i takimit përçan prokurorët

417
Sigal

Takimi i prokurorëve, të cilët ishin njoftuar më herët se duhet të mblidheshin në datën pesë për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbanin për ligjin e Vettingut, është anuluar në mënyrë të beftë.

Nuk dihen arsyet e vërteta të shtyrjes pa afat të takimit mes përfaqësuesve të akuzës, por Unioni i Prokurorëve ka njoftuar anëtarët se mbledhja e tyre nuk do të zhvillohet këtë të shtunë. 

Per  shkak për dështimin e takimit është bërë ndarja në dy grupe e prokurorëve për Vettingun. 

Nga njëra anë prokurorë të rinj, të cilët janë magjistratë kanë shprehur paraprakisht votën kundër dërgimit të ligjit të Vettingut në Kushtetuese. 

Ndërkohë që pjesa tjetër e prokurorëve janë pro ankimimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre vakuumi ligjor i krijuar ka cënuar punën e përditshme të prokurorëve duke shkaktuar ngërç për hetimin e dosjeve të hapura. 

Por ndërkohë ligji i Vettingut thënë ndryshe ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese pasi bie ndesh me Koventen Evropiane të të drejtave të Njeriut. 

Ligji tashmë i ngrirë ka pezulluar gjithashtu edhe reformën në drejtësi derisa të kthehet një përgjigjje nga Komisioni i Venecias për pyetjet e Gjykatësve Kushtetues