Vettingu, Bylykbashi: Kandidatët që s’janë përzgjedhur t’u bëhen të ditura arsyet

74
Pas miratimit të vettingun në Kuvend, në një seancë të jashtëzakonshme, ka nisur puna për implementimin e tij. Andaj, ditën e sotme po zhvillohet dhe një dëgjesë, e cila do të vijojë edhe nesër, me kandidatët për Këshillin i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për organet e vettingut.
Ndërkohë, mësohet se ditën e enjte komisioni Ad Hoc duhet të ketë gati listën me kandidatët. Anëtari i këtij komision, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pohoi se nga delegacioni i BE në Tiranë ka ardhur një shkresë, ndërsa theksoi se kandidatët të njoftohen pse ONM nuk i ka kualifikuar.

“Në vend të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit na ka ardhur një shkresë pa përgjigje nga delegacioni i BE në Tiranë. Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar që procesi të jetë inç drejtë.”, tha Bylykbashi.

Sakaq, kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja propozoi thjesht vazhdimin me dëgjesa. “Fillimisht do dëgjohen lista B që nuk i plotëson kriteret dhe ata që kanë marrë rekomandim negativ nga ONM”, tha ai.