Vettingu/ Bregu ironizon Bashën: Betoheshin që s’do votonin për t’i lënë drejtësinë Ramës, aventura mori fund

379
Deputetja demokrate Majlinda Bregu, një prej figurave kryesore të PD-së që u la jashtë listës së Bashës, ka komentuar votimin e procesit të Vettingu-t, duke thënë se mori fund zvarritja e muajve të tërë.
Në një status në FB, Bregu ka ironizuar dhe kryedemokratin Basha duke shkruar: “Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej “nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t’ja linin drejtesine Edi Rames”.

Statusi i plotë i Majlinda Bregut

Sot mori fund zvarritja per muaj e muaj te tere, e votes pro Vettingut.

Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej “nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t’ja linin drejtesine Edi Rames”.

Jam krenare qe kam punuar e jam perpjekur prej nje viti cdo dite pro reformes ne drejtesi te cilen e kerkonin shqiptaret dhe u munduan ta bllokonin politikanet!

Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet qe votuam sot do te kishin qene me te mire.

Me lejoni te falenderoj miqte e partneret e Shqiperise qe u perbalten dhe u fyen me lloj lloj epitetesh ne shqip e anglisht, vetem pse u bene bllok per te pastruar drejtesine ne Shqiperi.

Prej sot, jam e bindur se te fshehtat e atyre qe u munduan ta shtynin kete proces dhe e mbajten peng kaq gjate, do te jene shume shpejt publike.
Sigal