Vettingu – Ankimimi në Kushtetuese, PD: – Ligji të pezullohet

458
Sigal

Gazeta Telegraf/ Zbardhen pikat kryesore të
ankimimit të Partisë Demokratike për ankimimin e Vettingut në Gjykatën
Kushtetuese.

 

PD thotë se ligji i Vlerësimit
bie ndesh me Kushtetutën në disa aspekte  dhe se organet e reja të
vlerësimit vihen nën mbikëqyrjen e kontrollin e qeverisë.

 

Ankimimi u dorëzoa sot në drekë
në Gjykatë Kushtetuese nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

 

PD kërkon që të marrë në
konsideratë edhe mundësinë që pezullimi i ligjit dhe  të shoqërohet me
kërkesë për mendim nga Komisioni i Venecias.

 

PD kërkon që të merret mendimi i
Komisionit të Venecias për detajet dhe rregullimet shtesë që ligji bën mbi
standardet dhe procesin e rivlerësimit.

 

 

 

Sipas PD-se  ligji nr. 84/2016, në mënyrë të përmbledhur, bie ndesh
me Kushtetutën, në aspektet e mëposhtme:

 

Ndërhyrja me rol aktiv i
institucioneve të treta, të varura apo nën ndikimin e politikës apo pushtetit
ekzekutiv, përbën cenim të kompetencës kushtetuese të organeve të rivlerësimit,
si dhe rrezik potencial të përfitimit politik nga procesi të mazhorancës
aktuale, duke cenuar në këtë mënyrë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Ligji ka
asgjësuar thelbin dhe frymën e dispozitave kushtetuese, sepse kontrollin dhe
hetimin në procesin e rivlerësimit e ka zhvendosur nga organet e krijuara
rishtas dhe të konceptuara si organe të pavarura (Komisionerët Publikë, KPK dhe
Kolegji i Apelimit), tek organet ekzistuese, jo kushtetuese, të pareformuara
dhe të kontrolluara nga Qeveria, sic janë ILDKPKI_, DSIK_, Shkolla e
Magjistraturës, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ministria e
Brendshme.

 

Organet e reja të vettingut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e
Qeverisë
s
epse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të
anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të
Qeverisë, si psh. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të
Parave_.

 

Ligji cenon parimin e barazisë
përpara ligjit,
 standardet
e procesit të rregullt ligjor, si dhe parimin e llogaridhënies së organeve
kushtetuese, si element thelbësor i shtetit të së drejtës. Nga mënyara sesi
është konceptuar procesi i vlerësimit, ligji krijon një pseudoproces të
rivlerësimit, i cili dhunon haptazi elementët dhe standardet thelbësore
kushtetuese. Vecanërisht, procesi dhe standardet e kontrollit të figurës
cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të sanksionuara në
Kushtetutë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ligji dhunon
standardin kushtetues për të mos deklaruar fajtor dikë mbi bazën e të dhënave
të mbledhura në mënyrë të paligjshme, duke lënë hapësirë për subjektivizëm dhe
selektivitet në procesin e vettingut.

 

Ligji dhunon parimin e sigurisë
juridike
 sepse
teksti i normave të tij është i paqartë, konfuz dhe në raste të caktuara edhe
kontradiktor. Ligji krijon mundësi që në praktikë të ketë ngërc institucional,
zvarritje të procesit, konflikte kompetencash, ndjekje të praktikave jo
uniforme dhe pengesa të tjera, që do të minojnë thelbin e procesit të
rivlerësimit.

 

Gjithashtu, duke qenë se ligji
nr. 84/2016 merr përsipër rregullimin e një mase të jashtëzakonshme dhe
vecanërisht delikate, kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të marrë në
konsideratë edhe mundësinë që pezullimi i ligjit, të shoqërohet me këkesë për
mendim nga Komisioni i Venecias.

 

Në letrën e Ministrit të
Drejtësisë në Janar 2014, Komisionit të Venecias i është kërkuar mbështetje për
Reformën në Drejtësi dhe ky institucion prestigjoz ka shprehur gadishmërinë për
të dhënë asistencën e nevojshme.

 

Për këtë arsye, në Raportin e
Komisionit Europian të datës 04.06.2014, theksohet ndër të tjera se: “Në
reformën e sistemit gjyqësor, për të avancuar me vendosmëri në rrugën e
integrimit evropian, Shqipëria ka nevojë të zbatojë me rigorozitet reformën në
gjyqësor, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias,
miratimit të dispozitave kyçe shtesë për forcimin e pavarësisë dhe
llogaridhënies – në përputhje me udhërrëfyesin për reformën në sistemin
gjyqësor – si edhe zbatimit adekuate të masave të miratuara”.

 

Është e vërtetë që Komisioni i
Venecias është shprehur për pjesën e rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve në
kuadër të ndryshimeve kushtetuese, mirëpo nuk është shprehur për detajet dhe
rregullimet shtesë që ligji bën mbi standardet dhe procesin e rivlerësimit.

Për këtë arsye, marrja e mendimit
të Komisionit të Venecias për ligjet në fushën e drejtësisë, është detyrim që
buron nga procesi i integrimit europian, që përbën prioritet madhore kombëtar.