“Vetting”-u, pas Bashës, ambasadori Lu takohet me Metën

434
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka rinisur angazhimet në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi. Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke qëndruar një orë në selinë e PD-së. Më pas Lu, së bashku me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin kanë shkuar në Kryesinë e KUvendit ku po zhvillojnë një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimet vijnë në një kohë që opozita ka depozituar në Kuvend amendamentet për ligjin e Vettingut. Nesër do të zhvillohet seanca për miratimin e ligjit të Vettingut, që ka të bëjë me krijimin e institucioneve të reja që do të jenë në krye të procesit të emërimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Sigal