“Vetting-u”, Basha takon Metën në kryesinë e Kuvendit

471
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pritet të takohet pas pak minutash me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Kreu i PD shoqërohet në këtë takim nga nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi. Temë e diskutimit pritet të jetë projektligji i vettingut i cili do të diskutohet nesër në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi. Më herët Meta takoi ish-presidentin Rexhep Meidani, dhe ish deputetin e PS, Koço Kokëdhima. 
Sigal