“Vetting”-u, Basha: Nuk do të bojkotohet seanca e sotme

459
Kreu i PD, Lulzim Basha mblodhi sot grupin parlamentar pak orë para seancës së jashtëzakonshme për ligjin e vettinngut. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se opozita nuk do të bojkotojë seancën e sotshme parlamentare. “Do të marrim pjesë dhe do mbrojmë amendamentet tona” thonë burime të PD-së. Kreu i PD Basha është shprehur se PD është e vendosur për largimin e gjyqtarëve të korruptuar. Basha u shpreh se miratimi i ligjeve nuk është thjesht një një proces politik por legjislativ dhe kushtetues. Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare, e cila do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“. Ky ligj është ligji i parë i cili do të shoqërojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, për ta bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.
Sigal