Vetingu, zgjidhet kryetarja e Komisionit të Kualifikimit

616
Zgjidhet një nga drejtuesit e Komisioneve të reja të Vettingut. Genta Bungo është zgjedhur në krye të Komisionit të Kualifikimit. Mësohet se në gara për këtë post ishin, Alma Vokopoja, Olsi Komici dhe Genta Bungo. Zyrtarisht procesi i Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, në kuadër të reformës në drejtësi, pritet të nisë në muajin shtator. Ky fakt është bërë i ditur më herët nga kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera. Ndërkohë, një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shtyu për në muajin shtator kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për ankimimin e tre neneve të ligjit të Veting-ut. Gjithsesi, ky ngërç nuk e pengon aspak vijimin e punës për të caktuar emrat e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.
Sigal