Vetingu, kualifikohen 84 kandidatë, kalojnë Shpresa Beçaj e Ina Rama

798
Avokati i Popullit përfundon vlerësimin e dokumentacionit dhe ia kalon listën ekspertëve ndërkombëtarë. Më pas, emrat do të shkojnë në Kuvend

Ekspertët e institucionit të Avokatit të Popullit, nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së, përfunduan punën për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 103 kandidatë aplikantë, për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Ky proces u mbështet mbi bazë të Vendimit nr.18/2017 të Kuvendit, “Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, si dhe në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë nuk i kanë përmbushur kriteret formale”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai tha se, nëse në insitucion, gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumenta kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto dokumente do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit, së bashku me ekspertët e ONM-së. 

Mes emrave spikasin edhe ato të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-kryeprokurores, Ina Rama. Ato janë kualifikuar për në fazën tjetër nga Avokati i Popullit. 

Aktualisht i është dorëzuar ONM-së lista me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale, lista e kandidatëve, që nuk i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit, procesverbali i dorëzimit të dosjeve dhe letra përcjellëse e dokumentacionit, drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit të ONM-së. 

“Sikundër edhe herën e parë, edhe në këtë fazë puna e ekspertëve të institucionit u realizua me korrektesë dhe përkushtim. Gjatë ditëve të pranimit të dokumentacionit ata kontaktuan me e-maile të personalizuar, si dhe në telefon me 164 aplikantët, që nuk plotësuan kriteret formale gjatë fazës së parë, duke i vënë në dijeni, në mënyrë të detajuar për dokumentacionin që u mungonte. Gjithashtu, kandidatët janë asistuar gjatë gjithë kohës, për dorëzimin e dokumentacionit të duhur”, tha Totozani.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) përshëndet përfundimin e aktiviteteve nga komisioni vlerësues në Zyrën e Avokatit të Popullit, në kuadrin e procesit për krijimin e institucioneve të vetingut. Gjatë ditëve të fundit, nën mbikëqyrjen nga afër të ekipit të vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së komisioni i vlerësimit ka shqyrtuar dorëzimet e dokumenteve të certifikuara nga mbi njëqind aplikues.

Reagimi i ONM-së
“Pa paragjykuar vlerësimin e fundit procedural nga vëzhguesit ndërkombëtarë, që aktualisht po përgatitet, bazuar në gjetjet fillestare, ONM-ja e lavdëron edhe një herë punën shumë të plotë, të saktë dhe profesionale të komisionit të vlerësimit pranë Zyrës së Avokatit të Popullit. Shqyrtimi i certifikatave të paraqitura nga kandidatët për të plotësuar dosjet e tyre të aplikimit është kryer me kujdes, në përputhje me funksionin shqyrtues që pasoi thirrjen e parë dhe bazuar në kriteret e parashikuara në kuadrin përkatës legjislativ”, thuhet në një deklaratë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. 

Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së bënë të ditur se do të procedojnë tani me shqyrtimin e tyre të pavarur të të gjithë dokumenteve të paraqitura. “Pas përfundimit të këtij procesi, po të jetë nevoja, Avokatit të Popullit do t’i paraqitet një vlerësim i përditësuar dhe i arsyetuar, si dhe rekomandime për t’ia transmetuar në mënyrë konfidenciale Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

ONM konfirmoi se ka vazhduar përgatitjet për ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë afatgjatë që do t’u bashkëngjiten institucioneve të Vetingut. “Nisja e procesit të Vetingut do të jetë me rëndësi historike për Shqipërinë. Qytetarët e vendit meritojnë një gjyqësor vërtet të pavarur, efikas, të përgjegjshëm dhe plotësisht profesional. Rivlerësimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është vendimtar për ta arritur këtë objektiv dhe do të nisë pa vonesa të mëtejshme. ONM-ja po punon me themel për të përfunduar rishikimin e gjithë dosjeve të aplikimeve të konsoliduara rishtas dhe për t’i mundësuar Kuvendit të fillojë shqyrtimin e kandidatëve”, thuhet në deklaratë.
Aplikantët që përmbushin kriteret formale
1 – Arben Lena, aplikon për pozicionin Komision i Pavarur dhe Kolegji Apelimi.
2 – Albana Shtylla, aplikon për Kolegj Apelimi.
3 – Albana Tushe, aplikon për Komision i Pavarur, Komisioner Publik, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
4 – Aldona Sylaj, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
5 – Alion Cenolli, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
6 – Alma Faskaj (Vokopola), për të gjitha pozicionet.
7 – Ardian Hajdari, aplikon për Kolegj Apelimi dhe Komisioner Publik.
8 – Ardita Alsula, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
9 – Artan Gjylbegaj, për të gjitha pozicionet.
10 – Arte Gjonaj, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
11 – Betula Toto, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
12 – Bledar Cenameri, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
13 – Brunilda Lilo, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
14 – Brunilda Bekteshi Vasha, për të gjitha pozicionet.
15 – Bujar Madani, për të gjitha pozicionet.
16 – Darjel Sina, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
17 – Dedë Kasneci, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
18 – Diana Dervishi, për të gjitha pozicionet.
19 – Donald Xhelili, për të gjitha pozicionet.
20 – Edlira Bylo Grabovaj, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
21 – Edmond Kasmi, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
22 – Eljona Lloja, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
23 – Elvis Zaimi, për të gjitha pozicionet.
24 – Enkeleida Goxhaj, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
25 – Erin Çaku, për të gjitha pozicionet.
26 – Erjona Canaj, aplikon për Komisioner Publik.
27 – Ermira Deçka, aplikon për Kolegj Apelimi.
28 – Etleda Çiftja, për të gjitha pozicionet.
29 – Etleva Paplekaj, për të gjitha pozicionet.
30 – Eva Dyrmishi, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
31 – Fatmira Luli, për të gjitha pozicionet.
32 – Fatos Dervishi, aplikon për Kolegj Apelimi.
33 – Firdes Shuli, për të gjitha pozicionet.
34 – Florian Ballhysa, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
35 – Fredi Mirashi, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
36 – Genci Bilali, për të gjitha pozicionet.
37 – Genta Tafa (Bungo), për të gjitha pozicionet.
38 – Gentian Gurra, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
39 – Gëzim Cenaj, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
40 – Heral Saraçi, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
41 – Ina Rama, aplikon për Kolegj Apelimi.
42 – Irena Nino, për të gjitha pozicionet.
43 – Juelda Lamçe, aplikon për Komisioner Publik.
44 – Julinda Mansaku, aplikon për Komisioner Publik.
45 – Kestrin Katro, aplikon për Kolegj Apelimi.
46 – Klara Mullaj, për të gjitha pozicionet.
47 – Lindita Xhillari (Hanku), aplikon për Komision i Pavarur.
48 – Lindita Blinishti, për të gjitha pozicionet.
49 – Liri Llukani, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
50 – Luan Daci, për të gjitha pozicionet.
51 – Lulzim Hamitaj, për të gjitha pozicionet.
52 – Mimoza Tasi, për të gjitha pozicionet.
53 – Mirion Theodhosi, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
54 – Monika Meça, aplikon për Kolegj i Apelimit.
55 – Natasha Mulaj, për të gjitha pozicionet.
56 – Nejla Peka, për të gjitha pozicionet.
57 – Nertila Sadedini, për të gjitha pozicionet.
58 – Nertila Mete, aplikon për Komision të Pavarur, Komisioner Publik, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
59 – Noreta Kalcuni, për të gjitha pozicionet.
60 – Olsi Komici, për të gjitha pozicionet.
61 – Orjela Shishi, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
62 – Pal Shkambi, për të gjitha pozicionet.
63 – Pamela Qirko, për të gjitha pozicionet.
64 – Petrit Agaj, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
65 – Rezarta Tahiraj, aplikon për Kolegj i Apelimit.
66 – Rezarta Abdiu, për të gjitha pozicionet.
67 – Roland Gjoni, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
68 – Roland Ilia, aplikon për Komision të Pavarur, Kolegj Apelimi.
69 – Rovena Pregja, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
70 – Rozeta Ivanova, aplikon për Komision i Pavarur.
71 – Sergjio Mazreku, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
72 – Shefqet Dida, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
73 – Shpresa Beçaj, aplikon për Kolegj i Apelimit.
74 – Shqipe Halilaj, aplikon për Komision të Pavarur, Kolegj Apelimi.
75 – Sokol Çomo, aplikon për Kolegj Apelimi.
76 – Sokol Lamaj, për të gjitha pozicionet.
77 – Suela Zhegu, për të gjitha pozicionet.
78 – Suzana Hoxha, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
79 – Suzana Pasha Hoti, për të gjitha pozicionet.
80 – Valbona Sanxhaktari, për të gjitha pozicionet.
81 – Valbona Legisi, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
82 – Vojo Malo, për të gjitha pozicionet.
83 – Xhensila Pine, për të gjitha pozicionet.
84 – Xhilda Pinci, aplikon për të gjitha pozicionet, plotëson kushtet vetëm për Komisioner Publik.
Sigal