Vetingu i policisë, sot votimi në Kuvend

500
Deputetët do të diskutojnë sot në seancën plenare projektligjin për vetingun e policisë. Ky projekt, që është shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar, synon të bëjë vlerësimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale të rreth 13 mijë policëve. Projektligji përcakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e policisë. ”Është përzgjedhur një model i përzier ku gradat e larta vlerësohen nga komisione të pavarura me punonjës të rekrutuar nga jashtë, ndërsa në nivelet e tjera komisionet integrohen me punonjës që e kanë kaluar me sukses vlerësimin”, shprehet Ministria e Brendshme në propozimin e saj. Në total do t’i nënshtrohen vetingut në tre faza rreth 13 mijë policë. Ndërkohë, Ministria e Brendshme nuk do të pjesë e procesit e vlerësimit, për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij.
Sigal