Vetingu, EURALIUS: Roli i ndërkombëtarëve nuk preket

407
Janë dashur 2 orë që ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS të jepnin vlerësimet e tyre për opinionin 55 faqësh të PD mbi projektligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Shtyllat kryesore të vëretjeve EURALIUS i publikoi në faqen zyrtare të misionit, ku nënvizon se ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita, EURLAUS ka katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian:
a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;
b) Procesi i rivlerësimit përdorë informacionet, dosje si dhe struktura administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së;
c) Roli I misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;
d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.
Nga ana tjetër, OPDAT shpjegoi kontrollin e figurës bazuar në standartet e SHBA-ve, BE dhe NATO-s sipas të cilave një institucion mbledh informacionin dhe komisioni i rivlerësimit merr vendimin.
Ndërkohë në përfundim të komisionit, në përgjigje të gazetarëve edhe deputeti socialist Pandeli Majko foli mbi qëndrimin që kishin mbatjur ekspertët mbi dy çështje që kishte shprehur shqetësim opozita.
Së pari institucioni që do të merret me verifikimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë ILDKPI, dhe kontrollit të pasurisë së tyre nga ana e Drejtorisë se Sigurisë së Informacionit të klasifikuar, ndryshe nga ç’kërkonte PD duke i cilësuar si dy organe që sipas demokratëve janë nën varësinë e pushtetit ekzekutiv e do të sillnin kontroll tërësor të Kryeministrit në procesin e vlerësimit të gjyqtarëve.
Sigal