Vetëvrasjet për energjinë, Basha: Akuzë direkte për qeverinë e Ramës

154

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë gishtin mbi qeverinë sa i përket vetëvrasjes së kryefamiljarit Llazi Nase në qytetin e Vlorës, që sipas familjarëve nuk kishte lekë për të paguar faturën e energjisë elektrike.
 
Pas mbledhjes së grupit, Basha në një konferencë për mediat ka akuzuar qeverinë për pasojat tragjike që ka sjellë në jetën e shqiptarëve çmimi i energjisë elektrike, aksioni qeveritar për mbledhjen e faturave të prapambetura dhe sjelljen barbare te policise ndaj qytetareve.

“Qeveria e Rilindjes është përgjegjëse për situaten dramatike në të cilën ndodhet vendi”, deklaroi Basha. Sipas kreut të PD qytetarët duhet të në protesta për t’u bërë barrikadë e së keqes