Vetëvendosje-Ramës: Pse je kaq i sigurtë për personazhe të Thaçit

486
Sigal

Partia Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë  duke u bërë pjesë e debatit, që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, i ka dërguar disa pyetja ku i kërkon sqarim shefit të qeverisë, Edi Rama.

Kjo parti pyet Ramën se pse është i sigurte në figurat e errëta të presidentit të Kosovës dhe Hashim Thaçit dhe të gazatarit, Baton Haxhiut, ndërsa shpreh skepticizëm për ministrin Bushati, i cili po mbahet “peng” si rezultat i mosdekretimit  për ta shkarkuar nga Meta.

Ca pyetje kryeministrit dhe kryetarit të partisë socialiste të Shqipërisë:

  1. A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?

 

  1. Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?

 

  1. Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues ?

 

  1. Nëse Ilir Meta është i paditur pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?

 

  1. Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve , e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?

 

  1. Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar ?

 

  1. Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të këshillit të ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?