Vetëvendosje në Tiranë: Protestë kundër demarkacionit

464
Ka nisur përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë, protesta e Shoqërisë Civile kundër demarkacionit Kosovë-Mali i Zi. Në këtë tubim marrin pjesë profesorë të universiteteve të ndryshme si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Aktivistja e Shoqërisë Civile Brisida Gjikondi u shpreh se nga marrëveshja përfiton Mali i Zi, të cilit i falen kilometra të tëra tokë shqiptare. “Ne duhet të shkruajmë historinë tonë. Ne kemi për të marrë toka nga Ballkani dhe jo të japim. Nuk kemi troje për të humbur, pasi ne kemi shteti më i kafshuar i Ballkanit”, u shpreh ajo. 
Sigal