“Venecia”, të rishikohet roli i ministrit të Drejtësisë në KLD

371
Komisioni i Venecias ka publikuar sot disa rekomandime të reja për sa i përket reformës në Drejtësi. Komisioni rekomandon se me anë të kësaj reforme duhet të sqarohet se kush mund të vendosë masa ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses.
Ndër të tjera, rekomandohet të rishikohet roli i ministrit të Drejtësië në KLD, që të mos ketë konflikt interesi.
“Ndryshimet kushtetuese sidomos mbi procesin e verifikimit duhet të caktojnë vetëm parimet më të rëndësishme, duke i lënë detajet për legjislacionin zbatues. Duhet të sqarohet kush vendos mbi masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit”.
Ndër të tjera theksohet se “Ministri nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”.
Sigal